8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 398 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 801.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 314.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 142 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë 617 mijë e 512 doza të vaksinës.
Deri më sot 762 mijë e 675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button