U zhvilluan xhirot 10 dhe 11 në Superligën e Kosovës në pingpong

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë sot u zhvilluan xhirot 10 dhe 11 në Superligën e Kosovës në pingpong për kategorinë e meshkujve dhe të femrave.

Në kategorinë e meshkujve ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të Kpp Prishtina dhe Kpp Ahmet Hoxha të cilën e fitoi ekipi nga Ferizaji ku shkëlqeu 15 vjeqari Anes Behluli i cili i fitoi dy ndeshje, duke treguar potencial për tu ngritur në nivele edhe më të larta. Në ndeshjet tjera favoritët shënuan fitore ku Kpp Lidhja e Prizrenit mposhti ekipin Kpp Ahmet Hoxha dhe Kpp Liria sikurse Kpp Priping që shënoi dy fitore, njërën ndaj Kpp Dardania dhe tjetrën ndaj Kpp Llapusha.

Në kategorinë e femrave ndeshje më interesante ishe ajo në mes të Kpp Vushtrria F dhe Kpp Ahmet Hoxha F, ku ekipi nga Vushtrria arriti të bëj rezistencë mirëpo në fund Kpp Ahmet Hoxha F arriti ta fitoj ndeshjen me rezultat 4-2. Favoritët Kpp Drita F vazhduan serinë e tyre të fitoreve ku mposhtën Kpp Prishtina F (4:0) dhe Kpp Lidhja e Prizrenit F duke qenë kështu të pamposhtura që nga fillimi i sezonit të Supërligës./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button