U21/ Kosova triumfon ndaj Shqipërisë, kështu ndryshon renditja në grupin G

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për grupmoshat U21 e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën në Prishtinë.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kampionatin Evropian Euro 2023 dhe përfundoi me rezultat 2-1 për Kosovën, me të tre golat që u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.
Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi me golin e Karricas të realizuar në minutën e 58’ të ndeshjes, kurse “Dardanët” u kundërpërgjigjën duke e barazuar rezultatin në minutën e 66’ me golin e realizuar nga Erolind Krasniqi.
Kosova ia doli që ta përmbyste rezultatin duke e gjetur golin e fitores në minutën e 92-të dhe realizues ishte Arlind Sejdiu.
Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria pozicionohet në vendin e tretë me 9 pikë, kurse Kosova në vendin e pestë me gjashtë pikë.

Back to top button