Ua ndërpreu namazin studentëve dhe u tha se po bëjnë magji, pushohet nga puna

Një mësuese në Florida është pushuar nga puna pasi një video u bë virale në TikTok, që tregon se ajo i pengonte studentët muslimanë gjatë kohës së faljes së namazit.
Franklin Academy Charter School, që është e vendosur në pesë lokacione në Florida, përmes një deklarate njoftoi se nuk do të tolerojnë asnjë lloj diskriminimi në asnjë formë.
Në videon që është parë më shumë se 7.3 milionë herë, shihen tre studentë që falin namaz, dëgjohet zhurmë në korridor, më pas vjen mësuesja e tyre dhe fyen ata.
“Prisni, kjo është zyra ime dhe ju po bëni magji? Kush u tha atyre të hynin këtu? Pse janë në zyrën time?”, dëgjohet ajo duke thënë.
Studentët që kanë publikuar videon, janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje.
Mësuesja nuk është identifikuar deri më tani./21Media

Back to top button