Vuçiq: Serbia këtë javë dërgon kërkesë për vendosjen e trupave në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.
“KFOR-i ende nuk e ka pranuar kërkesën për kthimin e forcave tona në Kosovë, do ta dërgojmë të enjten pasdite, do t’ua paraqes pesë dokumente të rëndësishme”, tha Vuçiq
Beogradi më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara./21Media
 

Back to top button