Udhëheqësit e BE kanë arritur një marrëveshje për një pako të madhe të rimëkëmbjes ekonomike pas një nate të katërt të bisedimeve.

Blloku prej 27 shtetesh ofroi 750 miliardë euro në grante dhe kredi për të kaluar krizën ekonomike që është shkaktuar gjatë pandemisë.

Kryetari i Samitit, Charles Michel tha që ishte një “moment i rëndësishëm” për Evropën, transmeton rtv21.tv.

Bisedimet që filluan të premten panë një ndarje midis kombeve më të goditur nga shpërthimi dhe anëtarëve “të kursyer” që shqetësoheshin për kostot.

Marrëveshja përqendrohet në një program prej 390 miliardë eurosh grante për shtetet anëtare të goditura më rëndë nga pandemia, sipas një dokumenti të parë nga agjensia e lajmeve AFP.

Ajo u arrit së bashku me marrëveshjen për buxhetin e ardhshëm shtatë-vjeçar të bllokut, me vlerë rreth 1.1 trilionë euro.

Samiti, i cili filloi në Bruksel të premten në mëngjes, pati më shumë se 90 orë bisedime dhe u bë më i gjati i BE-së që nga një takim i vitit 2000 në qytetin francez të Nice, i cili zgjati pesë ditë./21Media