Udhëheqësit evropianë pozojnë për një foto familjare, e pranishme edhe Osmani

Udhëheqësit e më shumë se 40 vendeve evropiane po zhvillojnë bisedime në Pragë, në një takim të parë historik të një forumi të ri politik të kombeve.
Udhëheqësit diskutuan për energjinë, migracionin dhe sigurinë, me fokus të veçantë luftën në Ukrainë.
Është një traditë që liderët botërorë të pozojnë së bashku për atë që është bërë e njohur si, një foto familjare.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila po ashtu ka pozuar edhe në fotografinë familjare./21Media

Back to top button