Zelensky në ShBA, Rusia: S’ka shans për bisedime të paqes

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi një fjalim, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov komentoi udhëtimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në ShBA.
Ai tha se “asgjë e mirë nuk do të vinte nga udhëtimi i Volodymyr Zelenskyy në Washington të mërkurën dhe se Rusia nuk sheh asnjë shans për bisedime paqeje me Kievin”.
Ai shtoi se furnizimet e vazhdueshme të armëve perëndimore për Ukrainën do të çonin në një “thellim” të konfliktit – për të cilin ai tha se mund të rezultojë kundër Kievit.
“Furnizimi i armëve vazhdon dhe gama e armëve të furnizuara po zgjerohet. E gjithë kjo, natyrisht, çon në një përkeqësim të konfliktit. Kjo nuk është një shenjë e mirë për Ukrainën”, tha Peskov.
I pyetur nëse Moska kishte ndonjë pritje që diçka pozitive mund të vinte nga udhëtimi i Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë, Peskov u përgjigj: “Jo”./21Media

Back to top button