Udhëtonte drejt Serbisë përmes rrugëve ilegale, policia ndalon 39 vjeçarin dhe i gjen mitraloz

Policia Kufitare e Kosovës njofton se të hënën rreth orës 12:50, në Sharpelj- Jarinje, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Serbi ka ndaluar personin e dyshuar me iniciale M.J.(1984), i cili ishte duke drejtuar automjetin Golf karavan, ngjyrë e bardhë, me targa serbe, i cili dyshohet se udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.
“Gjatë realizimit të kontrollit të automjetit, konkretisht në bagazh të automjetit, të dyshuarit i është gjetur një armë automatike (mitraloz).”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar dhe pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për ”Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./21Media