UEFA e konfirmon, ja si duket formati i ri i Ligës së Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar sot formatin e ri të Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/25.
Formati i ri do të ngritë numrin e skuadrave nga 32 në 36 në UEFA Liga e Kampionëve, ndërsa ndryshimi më i madh do të shohë një transformim nga faza tradicionale e grupeve në një fazë të vetme të ligës duke përfshirë të gjitha ekipet pjesëmarrëse.
Secilit klub tani do t’i garantohen një minimum prej tetë ndeshjesh të fazës së ligës kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm (katër ndeshje në shtëpi, katër jashtë) në vend të gjashtë ndeshjeve të mëparshme kundër tre skuadrave, të luajtura si vendas-mysafirë.
Tetë skuadrat më të mira në ligë do të kualifikohen automatikisht në fazën me eliminim direkt, ndërsa skuadrat që përfundojnë në vendin e nëntë deri në vendin e 24-të do të garojnë në një play-off me dy ndeshje për të siguruar rrugën e tyre për në 16-shen e fundit të garës.
Ndryshime të ngjashme të formatit do të aplikohen edhe në UEFA Liga e Evropës (tetë ndeshje në fazën e ligës) dhe UEFA Liga e Konferencës (gjashtë ndeshje në fazën e ligës) dhe të dyja do të përfshijnë gjithashtu 36 ekipe në fazën e ligës.

Back to top button