Latifi – Pupovci tregon motivet e sulmit ndaj saj nga gjinekologu Arsim Gashi

Sot profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi- Pupovci, është sulmuar fizikisht.
Mirëpo, pas trajtimeve të nevojshme mjekësore, ajo është liruar në shtëpi.
Ndërkaq, Latifi – Pupovci ka dhënë detaje rreth sulmit të saj, teksa ka shtuar se ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për të.
”Studenti i pakënaqur me notën e provimit ka mënyra të tjera akademike për të kërkuar drejtësinë, ndërsa ndërhyrja e prindit është krejtësisht e pa pranueshme. Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet. Si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet”, ka shkruar Latifi – Pupovci.
Kjo e fundit pret që ai ta merr dënimin e merituar./21Media

Back to top button