UEFA ndan çmime për stafin mjekësor të kombëtares së Danimarkës

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA momentalisht është duke e zhvilluar ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe hedhjen e shortit të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, stafi mjekësor i Kombëtares së Danimarkës pranoi çmimin e “Presidentit të vitit”, për shkak të ndërhyrjes që kishin bërë në ndeshjen mes Finlandës e Danimarkës, ndeshje kjo në të cilën mesfushori Christian Eriksen pësoi vdekje klinike në fushë, përcjell KosovaPress.
Stafi mjekësor i Danimarkës së bashku me kapitenin Simon Kjaer arritën që ta mbajnë në jetë Eriksenin me ndërhyrjen e tyre të shpejtë.
Në rast falënderimi për punën e tyre, UEFA sot shpërndau për secilin anëtarë të stafit mjekësor së bashku me mbrojtësin Simon Kjaer, çmimin e “Presidentit të Vitit”.
Më poshtë i gjeni emrat e të gjithë stafit mjekësor që pranuan këtë çmim:
Mogens Kreutzfeldt
Frederik Flensted
Anders Boesen
Peder Ersgaard
Jens Kleinefeld
Valentin Velikov
Morten Skjoldager
Morten Boesen
Simon Kjaer (kapiteni dhe mbrojtësi i Danimarkës).

Back to top button