UEFA përfshin Zhegrovën në listën e skuadrës së Lille për Ligën e Kampionëve

Siç ishte spekuluar më herët nga mediat franceze që skuadra e Lille e ka përfshirë Edon Zhegrovën në listën e lojtarëve të grumbulluar për Ligën e Kampionëve, tanimë lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e UEFA-s.
Këtë afat kalimtar të transferimeve të janarit, Zhegrova la skuadrën e Baselit vetëm për t’iu bashkuar Lille, ndërsa të dielën që lamë pas bëri debutimin e tij me kampionin francez kundër Paris Saint-Germain.
Këtë merkato të janarit, Lille ka larguar nga skuadra Yusuf Yazicin, Reinildon dhe Jonathan Ikone, kurse ka transferuar Edon Zhegrovën, Hatem Ben Arfan dhe Domagoj Bradaric, ndërsa të tre këta të fundit i ka përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet në Ligën e Kampionëve.
Zhegrova mund të debutojë me Lille në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Chelseat, takim ky që zhvillohet më datën 22 shkurt.

Back to top button