UEFA vendos sanksione ndaj Hungarisë

Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, urdhëroi Hungarinë të luajë dy ndeshje të ardhshme pa spektatorë, për shkak të, “sjelljes diskriminuese të mbështetësve të saj” gjatë kampionatit evropian, “Euro 2020”.
Vendimi i UEFA-s vjen për parulla të pretenduara homofobike dhe zhurma majmunësh, gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve të Hungarisë, muajin e kaluar në Budapest dhe Mynih.
Sipas kushteve të dënimit, Hungaria do të luajë tri ndeshje me dyer të mbyllura. Por, vendimi për ndeshjen e tretë u pezullua për një periudhë provuese dyvjeçare. Federata Hungareze e Futbollit duhet gjithashtu të paguajë një gjobë prej 100,000 euro.
Ndalimi zbatohet vetëm për garat e UEFA dhe kështu nuk do të hyjë në fuqi deri në verën e ardhshme në Ligën e Kombeve. Një ndalim i përkrahësve me dy ndeshje është dyfishi i dënimit të vendosur ndaj Bullgarisë për abuzimin racist të drejtuar nga tifozët ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë kualifikimit të tyre për Kampionatin Evropian në 2019./21Media

Back to top button