Ujësjellësi shkyq konsumatorët borxhlinj

Do të shkyqet secili konsumatorë që ka borxhe 100 euro e lartë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. (KRUP) ka njoftuar konsumatorët në zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ( konsumatorë shtëpiak dhe komercial/ industrial ) ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë.

“Nga dita e sotme, do të shkyçet secili konsumatorë që ka borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, 100 euro e lartë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellsit “Prishtina”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, KRU” Prishtina” sh.a., pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badovci prej mbi 10 metra nga kuota maksimale e kapërderdhjes, po mundohet të mos e dëmtojë konsumatorin në marrjen e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe do të tentojë maksimalisht që të mos aplikojë reduktime deri në momentin ku do të jetë i pamundur një furnizim me ujë pa reduktime, si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike.

“Menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastër, kushton! Uji në krojet tona është një proces që kushton ( energji, pompa, pajisje, kimikate, gypa, derivate, fuqi punëtore dhe investime)”, arsyetohet kompania.

Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve për ujë dhe kanalizim është mbi 46 milionë euro./21Media

Back to top button