Arrestohet një grup hajnash në Ferizaj

Dyshohen për shtatë vjedhje në janar

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se gjatë këtij muaji kanë kryer shtatë vjedhje në fshatrat Balaj dhe Neredime të kësaj komune.

Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e këtyre veprave penale.

“Të dyshuarit, L.G. 19 vjeç, E.R. 21 vjeç, F.SH. 20 vjeç dhe një person i mitur, në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në shtëpitë dhe lokalet e viktimave duke vjedhur mjete të ndryshme pune, amvisërie, një pushkë gjuetie etj. Gjatë hetimeve janë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura ,të cilat pas përfundimit të procedurave ligjore ,do të ju kthehen pronarëve. Gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprat e kryera”, thuhet në komunikatë.

Ndaj tre të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa, i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button