Uji i Badocit ende i papijshëm

Uji nga Liqeni i Badovcit ende mbetet i papijshëm për qytetarët e kryeqytetit të cilët janë të kyçur me këtë burim.
Nga njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, tregohet se nga rezultatet e fundit nga dita e dielë se janë ulur vlerat e manganit në ujë.
“Përditësim i informacionit rreth Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Rezultatet nga analizat e ditës e diele (03. 11. 2024) tregojnë se vlerat e manganit sillen: Më e ulëta 0.151 mg/l (Lagja Qëndresa) deri te më e larta: 0.467 mg/L (Rr. Hyzri Talla -Kodra e Diellit). Bazuar në të dhënat si më lart, uji në tërë zonën e furnzimit nga Liqeni i Badovcit (PR 03) ende nuk mund të përdoret për pije. IKSHPK në bashkëpunim me Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” do të vazhdojnë monitorimin e rregullt të ujit dhe popullata do të mbahet e informuar. Bashkëlidhur harta e zonës PR 03 që furnizohet me ujë nga Liqeni i Badovcit”, thuhet në njoftim. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?