Uji i Badocit tani mund të përdoret për pije, IKSHPK thotë se kanë rënë vlerat e manganit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se uji i liqenit të Badocit mund të përdoret për pije.

Në një njoftim ata kanë bërë me dije se vlerat e manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës në ditët e fundit rezultojnë brenda standardeve të parapara.

Komunikata e plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është duke vazhduar monitorimin dhe përcjelljen në vazhdimësi të cilësisë së ujit të destinuar për pije.

Prej disa javësh vlerat e shtuara të manganit në ujin e pijes që vjen nga Liqeni i Badovcit ishin preokupim primar i IKSHPK-së dhe vet popullatës për shkak të ndikimit të manganit në shëndet.

IKSHPK në bashkveprim me KRU “Prishtina” kanë ndërrmarë masat e nevojshme për përmirsimin e gjendjes dhe uljen e vlerave të manganit në nivelin e lejuar për pije.

Vlerat e manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës në ditët e fundit rezultojne brenda standardeve të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”.

Për t’u shpallur UJI HIGJIENIK DHE I SIGURT PËR PIJE në zonën e furnizimit nga fabrika e Badovcit, në laboratoret e IKSHPK-se Laboratori i parametrave bazik ku testohet Mangani si parametër indikues dhe Laboratori analitik-ICPMS ku testohet mangani si metal i rëndë, sipas procedurave standarde janë kryer tri matje të njëpasnjëshme në tri ditët e fundit:

Më datën 17 nëntor: 0.025-0.05
mg/litër
Më datën 18 nëntor: 0.010-0.031 mg/ litër
Më datën 19 nëntor: 0.017-0.037 mg/ litër

Bazuar në rezultatet laboratorike, uji në zonat e furrnizuara nga Liqeni i Badovcit gjegjësisht – Fabrika në Badovc i plotëson kriteret të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”(vlerat referente të Manganit 50 µg/L (0.05 mg/L).

Nga sot vazhdon monitorimi i rregullt si aktivitet themelor i Qendrës së ujit brenda IKSHPK-së.
IKSHPK rikujton se misioni kryesor i tij është mbrojtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës dhe ky qëllim sigurohet përmes aktiviteteve dhe mbështetjes së plotë në ligjet aktuale në fuqi të përafruara me legjislacionin Evropian.

Back to top button