Uji i Liqenit të Badovcit, IKSHPK: Deri në fund të javës gjendja kthehet në normalizim

Për rreth një javë qytetarët që furnizohen me ujë nga liqeni i Badovcit u detyruan të përdorin vetëm ujin e blerë, për shkak se në liqe u rrit jashtë normës së lejuar vlera e manganit.
Por tani, sipas qendrës për monitorimin e cilësisë së ujit në kuadër të ISHPK-së, gjendja po shkon drejt normalizimi. Burbuqe Nushi nga kjo qendër thotë, thotë se deri në fund të javës uji do të jetë plotësisht i sigurt për pije.
“Sot është situata dukshëm më e mirë se para 3 dite, vlerat janë më shyumë se përgjysmë më të ulëta për shkak të normalizimit.. besoj që deri në fund të javës gjithçka do të normalizohet”, tha Nushi.
Zëdhënësja e ujësjellësit rajonal, Arjeta Mjeku, thotë se shumë lagje janë furnizuar me ujë përmes cisternave të ujit që i ka siguruar ujësjellësi.
“Me rekomandime të institutit ne jemi duke dërguar furnizime me autobot, në të gjitha ato lagje që janë të prekura me këtë dukuri natyrore”, tha Mjeku.
Ndërkohë në lagjen Matiqan në Prishtinë, qytetarët kanë gjetur një tjetër alternativë për furnizim me ujë. Ata tash e sa ditë po marrin ujë nga një burim që rrjedh nga mali.
Vlera e manganit në ujë mund të ndryshojë varësisht nga kushtet klimatike.
Sipas Burbuqe Nushti, përdorimi i ujit me mangan të shtuar mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore.
“Mund të pastrohesh me të, nuk është mirë fëmijëve dhe bebeve foshnja nuk është mirë të ju jepet, ndërsa edhe nëse konsumohet tek të rriturit nuk shkakton probleme mirëpo nëse konsumohet për tërë jetën atëherë kemi probleme shkakton çrregullim të sistemit nervor, sëmundjen e parkinsonit, dridhje, ndërsa tek fëmijët vetëm nëse rritet duke konsumuar këtë ujë do të kemi telashe ose tek ne të vjetrit nëse vazhdojmë për një kohë të gjatë po mirëpo deri në 10 ditë absolut nuk ndikon”, tha Nushi.
Gjatë ditës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, mbajti një takim me mekanizmat të tjerë, për të shqyrtuar mundësitë e parandalimit të shfaqjes së këtij fenomeni në ujë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?