Uji i liqenit të Ohrit i pastër për not, apel për kujdes maksimal për ata që nuk dinë not

Uji i Liqenit të Ohrit është i pastër për not, tregojnë analizat e fundit të Qendrës për Shëndet Publik. Tregojnë se uji i Liqenit është kryesisht i kategorisë së parë me përjashtim të disa lokacioneve ku është i kategorisë së dytë. Temperatura e ujit të liqenit të Ohrit është 22 deri më 23 gradë celsius i ngrohët deri në dy metër thellësi.

 “Uji është me cilësi të mirë, mikrobiologjikisht është i shkëlqyeshëm, ndërsa kimikisht është i klasit të parë, kështu që pa merak, uji është i mbrojtur dhe mundet të gjithë ta shfrytëzojnë për të notuar, sport dhe rekreacion në të gjithë pjesët e liqenit të Ohrit. Ne do të vazhdojmë me monitorimin, presim që në fund të korrikut dhe fillimin e gushtit kur të ketë më shumë turistë dhe shtypja e sistemit kolektor do të ketë degradim të cilësisë së ujit, por e gjithë kjo pritet të shihet dhe t’ju informojmë me kohë”, tha Sasho Toçkov, Qendra për Shëndet Publik Ohër.

Sa i takon rrezikut për mbytje në Liqenin e Ohrit, nga Kryqi i Kuq rekomandojnë që të gjithë ata që hyjnë për not, duhet të ndjekin disa rregulla që të mos vijë deri te ndonjë tragjedi. E para është të shfrytëzojnë pjesë të sigurta për not, atje ku ka padisje dhe vende ku ka shënime dhe shërbime shpëtimi.

“Të mos hyjnë në ujë 2 orë pasi kanë konsumuar ushqim, të mos pijë alkool dhe të hyjnë në ujë, nëse janë notues të dobët të mos hyjnë nga pjesa e shënuar dhe të notojnë the ku është më e sigurt dhe ti ndjekin rekomandimet e shpëtimtarëve në ujë”, deklaroi Sasho Toçkov, Qendra për Shëndet Publik Ohër.

Qendra për Shëndet Publik zakonisht para fillimit të sezonit turistik, monitoron dhe kontrollon cilësinë e ujit në Liqenin e Ohrit, në shtrirjen nga Shën Naumi deri në Radozhdë, si dhe në cilësinë e ujit nga lumenjtë Drini i Zi dhe liqenin e Dibrës. Në disa lokacione, sidomos në pjesën veriperëndimore të liqenit, nganjëherë situata është më kritike sa i përket cilësisë dhe përkeqësohet kur stacionet e pompimit të sistemit kolektor, për shkak të vjetërsisë, nuk punojnë me kapacitet të plotë./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button