Zelenksy: Samiti i NATO-s ishte një “sukses kuptimplotë” për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se rezultati i samitit të NATO-s në Vilnius ishte “shumë i nevojshëm”, duke e quajtur samitin “një sukses domethënës për Ukrainën”.

Ai falënderoi liderët e NATO-s për “mbështetjen e tyre praktike dhe të paprecedentë” dhe tha se delegacioni ukrainas do të kthehej në shtëpi me garanci sigurie.

“Sot ka garanci sigurie për Ukrainën në rrugën drejt NATO-s, një paketë e rëndësishme garancish sigurie. Sot ne po koordinojmë me vendet e G7. Kuadri për garancitë e sigurisë që do të zgjerohet më tej përmes marrëveshjeve me partnerët tanë kryesorë – dypalësh dhe shumëpalësh”, tha ai.

“Delegacioni ukrainas po sjell në shtëpi një fitore të rëndësishme për Ukrainën, për vendin tonë, për popullin tonë, për fëmijët tanë. Kjo na hap mundësi absolutisht të reja sigurie”, shtoi tutje Zelensky./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button