Uji i pijes e rrjeti i kanalizimit prioritet për kandidatin e PDK-së në Malishevë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Gëzim Krasniqi, tha se prioriteti i tij është uji.
“Problemi i ujit në Malishevë i ka dy-tre rrugë për t’u zgjidhur: funksionalizimi i burimeve lokale, përmirësimi i rrjetit, lidhja me KRU Gjakovën; ne do të bëjmë maksimumin që ky projekt të realizohet. Elementi tjetër është kanalizimi; pa kanalizim nuk ka as urbanizëm, as kurgjo. Në qytet vjen era, kah të shkon nëpër fshatra është skandal kanalizimi”, tha ai.
Ai tha se është në negociata me investitor të jashtëm për krijimin e një fabrike të ujit.
Krasniqi u zotua se do të depolitizojë shëndetësinë dhe arsimin./21Media