Ujiste trotuarin, gjobitet një person në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, një konsumator po “ujiste” trotuarin me ujë të pijshëm, derisa nuk u hetua nga inspektorët.

“Në rrugën ‘Malush Kosova’/ Ujëmatësi i dëmtuar, jo i lajmëruar, derisa inspektorët e zbuluan, madje duke ujitur trotuarin e ndërtesës me ujë të pijshëm. Rasti tjetër, konsumatori kishte zbuluar një metodë të re të vjedhjes së ujit, me mendjen që nuk do zbulohet, kishte vendosë ujëmatësin jashtë pusetës derisa tërë kohën shërbehej me ujë nga gypi, pa ujëmatës”, thuhet në njoftim.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” po vazhdon me evidentimin e shkeljeve të konsumatorëve./21Media

Back to top button