Evald Kurniç më i miri në kërcimet dallëndyshe nga “Ura e Fshejtë”
Në fshatin Fshaj të Komunës së Gjakovës është zhvilluar gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë, në lartësi prej 20 metrave, në edicionin e sajë të 73-të me radhë.
13 garues morën pjesë në dy disiplina kërcimi. Atë “Kërcim në këmbë” dhe “Kërcim dallëndyshe”.
Evald Kërniç u shpall fitues në garën “Kërcim dallëndyshe” Ai ishte kampion në fuqi i kësaj gare, ndërsa është me prejardhje nga Tuzi.
Ndërsa në disiplinën “Kërcim në këmbë”, u shpall Klemen Xhuxha.
Organizimi i kësaj gare edhe kësaj radhe është mundësuar nga Klubi i Kërcimeve “Gjakova” dhe Komuna e Gjakovës.