Ukraina: 700 rusë i vramë në 24 orët e fundit

Ministria ukrainase e Mbrojtjes po pretendon se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë mbi 700 ushtarë rusë. Sipas raportit të përditshëm, Ministria shkroi se janë shkatërruar 10 tanke, 15 automjete të blinduara luftarake dhe 11 dronë.

Në raport e publikuar në Twitter u tha se janë shkatërruar edhe 13 automjete ushtarake dhe 5 pajisje speciale.

Ndërsa, që nga nisja e luftës, Ukraina tha se i ka vrarë 160.540 ushtarë rusë.

Aktualisht luftime të ashpra po zhvillohen e Bakhmutit, ku sipas mediave ndërkombëtare, Rusia ka pushtuar një pjesë të konsiderueshme, e trupat ukrainase po bëjnë përpjekje për t’i çliruar ato.

Back to top button