Ukraina dërgon 87 persona të kërkim-shpëtimit në Turqi

Ukraina do të dërgojë 87 persona nga stafi i shpëtimit emergjent në Turqi për të ndihmuar pas tërmetit vdekjeprurës, njoftoi të martën Kabineti i Ministrave të Ukrainës.
87 shpëtuesit janë pjesë e një detashmenti të kërkim-shpëtimit të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Ndërkohë, në Kiev, njerëzit vendosën lule dhe qirinj në ambasadën turke të martën për të bërë nderime për viktimat e tërmetit./21Media

Back to top button