Imazhet para dhe pas tërmetit tregojnë shkallën e shkatërrimit

Dy tërmete të mëdha dhe një sërë pasgoditjesh kanë goditur Turqinë, Sirinë dhe rajonin përreth, duke vrarë më shumë se 5000 njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrime të gjera.
Tërmeti i parë, i cili goditi në orën 04:18 më 6 shkurt, u regjistrua si 7.8, i klasifikuar si “i madh” në shkallën zyrtare të magnitudës. Epiqendra e tij ishte afër Gaziantepit – një qytet me më shumë se dy milionë banorë.
Intensiteti i lëkundjeve rrëzoi gjithashtu blloqe kullash dhe ndërtesa publike në veri të Sirisë dhe u ndje deri në Qipro dhe Liban, të dyja rreth 400 km nga epiqendra.
Të martën, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan shpalli një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në juglindje të vendit./21Media

Back to top button