Ukraina do të evakuojë civilët përmes gjashtë “korridoreve humanitare”

Ukraina do të përpiqet të evakuojë civilët përmes gjashtë “korridoreve humanitare” të mërkurën, duke përfshirë nga qyteti port jugor i rrethuar i Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Ajo tha se forcat e armatosura ukrainase kishin rënë dakord të ndalonin të shtënat në ato zona për 12 orë nga ora 09:00 deri në 21:00 me kohën lokale (07:00 deri në 19:00) – dhe u kërkoi forcave ruse të përmbushin angazhimin e tyre për armëpushimet lokale, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Lajmi vjen pasi Ukraina arriti të kryejë evakuim masiv të martën, duke transportuar me autobus rreth 5,000 civilë nga qyteti i Sumy-t në veri-lindje të Ukrainës për në Poltava, në qendër.

Autoritetet në Kiev kanë akuzuar më parë Moskën për bombardimin e një korridori refugjatësh të destinuar për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol./21Media

Back to top button