Ukraina do t’i vazhdojë përpjekjet për t’i larguar rusët nga Donetsk, Luhansk e Kherson

Ukraina këmbëngul se referendumet e organizuara nga Rusia në katër rajone të pushtuara janë “të pavlefshme”.
Moska pretendoi mbrëmë se Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia kishin votuar veçmas për t’u bashkuar me Federatën Ruse.
Por në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se Kievi do të vazhdojë me përpjekjet për të çliruar territorin ukrainas të pushtuar nga forcat ruse.
Dyshohet se Rusia mund të tentojë të aneksojë rajonet brenda pak ditësh.
“Të detyrosh njerëzit në këto territore të plotësojnë disa letra në tytën e një arme është një tjetër krim rus në rrjedhën e agresionit të saj kundër Ukrainës”, tha Ukraina.
Duke e përshkruar referendumin e organizuar nga Rusia si një “mashtrim”, Ukraina thotë se ata “nuk kishin të bënin me shprehjen e vullnetit” dhe nuk kishin asnjë implikim për “sistemin administrativo-territorial të Ukrainës dhe kufijtë e njohur ndërkombëtarisht”.
“Ukraina dhe komuniteti ndërkombëtar dënojnë veprime të tilla të Rusisë dhe i konsiderojnë ato të pavlefshme. Ukraina ka çdo të drejtë të rivendosë integritetin e saj territorial me mjete ushtarake dhe diplomatike dhe do të vazhdojë të çlirojë territoret e pushtuara përkohësisht. Ukraina nuk do të pajtohet kurrë me asnjë ultimatum rus. Përpjekjet e Moskës për të krijuar linja të reja ndarjeje ose për të dobësuar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën janë të destinuara të dështojnë”, thuhet në deklaratë./21Media

Back to top button