Ukraina fillon shembjen e monumentit të miqësisë ruse në Kiev

Në Kiev ka nisur puna për çmontimin e monumentit të miqësisë ruso-ukrainase.
Monumenti i madh pranë lumit Dnieper u ngrit në vitin 1982 për të përkujtuar ribashkimin e Ukrainës dhe Rusisë.
Vilati Klitschko, kryebashkiak i Kievit, tha se ”Demontimi ka filluar sot dhe ne planifikojmë ta përfundojmë sonte. Ne po heqim skulpturën prej bronzi të dy punëtorëve, të instaluar në qendër të kryeqytetit ukrainas në vitin 1982″.
Klitscho shtoi se Rusia demonstroi një dëshirë barbare për të shkatërruar shtetin ukrainas dhe ukrainasit./21Media

Back to top button