Ura më e gjatë në botë për ecje në këmbë

Ura Sky Bridge 721, e pagëzuar sipas gajtësisë së saj, arrin në 2,365 feet apo 720.852 metra.
Ajo është ura më e gjatë në botë për ecje në këmbë.
Sky Bridge 721 u ndërtua në vendin turistik Dolni Morava në Republikën Çeke.
Kjo strukturë qëndron 95 metra lartësi mbi tokë, ndërkaq është e gjerë vetëm 1.2 metra.
Në faqen zyrtare të urës thuhet se ata që kanë frikë nga lartësitë, të mos provojnë të ecin nëpër të. Sipas saj, ura ofron një përvojë unike rreth saj, pamje spektakulare për vizitorët dhe adrenalinë.
Ajo gjendet në mes maleve Kralicky Sneznik, rreth 200 km në lindje të Pragës, ndërkaq peisazhi që e rrethon atë, jep një ndjenjë mahnitëse, dhe se të tillë nuk ka askund në botë.
Sipas faqes zyrtare të urës Sky Bridge 721 thuhet se pas kalimit të urës në njërën anë, vizitorët kanë shansin të zbulojnë natyrën e vendit, si dhe të kuptojnë rreth historisë së rajonit.
Ata mund të ecin nëpër një shteg prej 2 km, që quhet “The Bridge of Time”.
Ura Sky Bridge 721 do të hapet për publikun muajin e ardhshëm./21Media

Back to top button