Ukraina hap linjën telefonike për studentët e huaj që dëshirojnë të largohen

Të huajt, veçanërisht studentët afrikanë dhe aziatikë në Ukrainë, kanë ngritur shqetësime gjatë ditëve të fundit se po diskriminohen dhe po kthehen prapa në kufi.
Tani Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se ka hapur një linjë telefonike emergjente për studentët e tillë që dëshirojnë të largohen, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka shkruar se po punohet intensivisht për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të përshpejtuar kalimin e tyre.
“Rusia duhet të ndalojë agresionin e saj që na prek të gjithëve.”, ka shkruar ai në Twitter./21Media

Back to top button