Ukraina i kërkon Kryqit të Kuq të largojë kufomat ruse

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duhet të heqë trupat e pajetë të “mijëra” rusëve të vrarë në pushtimin e deritanishëm dhe t’i kthejë ato në Rusi, thotë Ukraina.
Zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk tha në një konferencë televizive “këtu janë mijëra trupa të pushtuesve. Kjo është një nevojë humanitare. Ne kërkojmë që trupat e pushtuesve rusë të largohen nga territori dhe të shkojnë në Federatën Ruse”.
Ajo iu drejtua Kryqit të Kuq “bëni atë që duhet për të zgjidhur këtë problem humanitar”.
Më herët, ushtria ukrainase tha në Facebook se më shumë se 3500 ushtarë rusë ishin vrarë. Rusia deri më tani nuk ka pranuar ndonjë viktimë.
Dje raportoi ITV Newsmbi dokumentet e ministrisë ruse të shëndetësisë që duket se zbulojnë përgatitjet e Moskës për viktima masive në konflikt që do të kërkonte hartimin e mjekëve./21Media

Back to top button