Ukraina ka bërë të pamundurën, tha Zelensky

Në ditën e 100-të që nga fillimi i luftës, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina “ka bërë atë që dukej e pamundur”.
Në një postim në Telegram, ai u shpreh se vendi “ka çliruar një pjesë të territoreve tona dhe vazhdon t’i japë një kundërshtim të denjë pushtuesve”.
Ai thotë se Rusia ka qenë “e paaftë për të arritur ndonjë qëllim strategjik” dhe në vend të kësaj është përpjekur “të zhvendosë pafuqinë e saj te infrastruktura civile dhe njerëzit”.
“Faleminderit të gjithëve, falë të cilëve Ukraina ka mbijetuar dhe vazhdon të mbrojë ditën e saj të njëqindtë. Ne do të fitojmë”, shtoi ai, shkruan BBC./21Media

Back to top button