Rusia bombardon Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Sulmet ruse vazhdojnë të godasin Kharkivin në veri-lindje të Ukrainës.
Guvernatori Oleh Synyehubov raportoi për dy civilë të plagosur nga bombardimet, një pretendim që BBC raporton se nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur.
Në muajt e parë të luftës, qyteti – i dyti më i madh i Ukrainës – është bombarduar intensivisht.
Por në prill dhe maj, forcat ukrainase i kanë shtyrë pushtuesit e tyre prapa. Megjithatë, qyteti mbetet brenda rrezes së artilerisë ruse dhe bombardimet vazhdojnë./21Media

Back to top button