Ukraina kandidate për BE, Zelensky: Kjo na afron fitoren

Ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi Komisioni Evropian rekomandoi që Ukraina të caktohet si kandidate për anëtarësim në BE.
Në një postim në Twitter, Zelensky lavdëron vendimin pozitiv duke shtuar se është “hapi i parë në rrugën e anëtarësimit në BE” që “sigurisht do ta afrojë fitoren tonë”, transmeton rtv21.tv.
Ai thotë se është mirënjohës ndaj Ursula von der Leyen dhe Komisionit Evropian për vendimin “historik”.
Zelensky thotë se pret rezultate pozitive kur liderët e BE-së të takohen për të vendosur nëse do t’i japin zyrtarisht Ukrainës statusin e kandidatit javën e ardhshme./21Media

Back to top button