Ukraina kërkon garanci sigurie nga Rusia

Ukraina nuk ka arritur asnjë marrëveshje me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për civilët nga qyteti jugor i Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.
Rusia njoftoi se një armëpushim për fabrikën e çelikut Azovstal do të bëhej nga ora 14:00 me orën lokale, për të lejuar evakuimin e civilëve të strehuar brenda.
Vereshchuk i tha BBC-së se Ukraina kishte dëgjuar shumë herë se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë do të shpallte armëpushim dhe do të hapte një korridor humanitar.
Por, shtoi ajo, Rusia kurrë nuk i mbajti angazhimet e saj dhe nuk e hapi korridorin, përcjell rtv21.tv
Ajo kërkoi garanci për sigurinë e civilëve.
Vereshchuk tha se Ukraina dëshiron që Moska t’i japë garanci të shkruara sigurie sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Kujtojmë se ka pasur disa përpjekje të dështuara evakuimi nga Mariupol që kur Rusia intensifikoi presionin e saj ndaj ushtarëve dhe civilëve ukrainas që strehoheshin në uzinën Azovstal./21Media

Back to top button