8 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se janë shënuar 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Gjithashtu, MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, po ashtu deri më sot janë dhënë 101.202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.418.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 448./21Media

Back to top button