Ukraina kthen pyetësorin e plotësuar për anëtarësim në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë, Matti Maasikas ka thënë se ka marrë një pyetësor të plotësuar nga presidenti Zelensky, pasi vendi kërkon t’i bashkohet bllokut 27 anëtarësh.
Maasikas shtoi se formulari ishte kthyer vetëm 10 ditë pasi dokumenti iu dorëzua Kievit.
“Kohët e jashtëzakonshme marrin hapa të jashtëzakonshëm dhe shpejtësi të jashtëzakonshme”, shkroi ai në Twitter.
Zelensky ka thënë se shpresonte se Ukraina do të fitonte statusin e kandidatit brenda javësh.
Gjeorgjisë dhe Moldavisë, të cilat gjithashtu fqinje me Rusinë, u janë dhënë gjithashtu pyetësorët e tyre./21Media

Back to top button