Ukraina mirënjohëse për pezullimin e Rusisë nga Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i është përgjigjur lajmit se Rusia është pezulluar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Falënderoj të gjitha shtetet anëtare që mbështetën rezolutën përkatëse të OKB-së dhe zgjodhën anën e duhur të historisë”, ka thënë ai, transmeton rtv21.tv.
Nëntëdhjetë e tre vende votuan pro, 24 kundër dhe 58 abstenuan.
Ndër vendet që mbështetën pezullimin ishin SHBA, vendet e BE-së, Britania e Madhe dhe natyrisht vetë Ukraina.
Kina, Siria dhe Bjellorusia ishin mes atyre që votuan kundër mocionit. Dhe India, Egjipti dhe Afrika e Jugut ishin midis kombeve që abstenuan./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?