Ukraina njofton se 108 gra të burgosura janë liruar

Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosurish “në shkallë të gjerë” me Rusinë, duke shtuar se të gjithë të liruarit janë gra.
Kjo është hera e parë që Kievi dhe Moska këmbejnë të burgosura gra qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.
Pala e mbështetur nga Rusia liroi 108 gra ukrainase, ushtarake dhe civile, sipas Shtabit Koordinues të Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës. Në mesin e ukrainasve të liruar janë pjesëtarë të Forcave të Armatosura, ushtarake të Marinës, Gardës Kombëtare dhe Gardës Kufitare. Autoritetet e mbështetura nga Rusia liruan gjithashtu 12 civilë ukrainas, transmeton rtv21.tv.
“Ishte një shkëmbim shumë nervoz”, tha në Telegram Andrii Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.
Ndërkohë, qeveria ukrainase liroi 110 persona, mes tyre 80 marinarë civilë dhe 30 ushtarakë që shërbejnë në emër të Rusisë, sipas Denis Pushilin, udhëheqësi i mbështetur nga Rusia në rajonin e Donjeckut të Ukrainës, të cilin Rusia tani pretendon se është pjesë e vendit të saj./21Media

Back to top button