Shkurte Fejza publikoi këngën “Lum Nana Nana”

Këngëtarja Shkurte Fejza ka publikuar sonte projektin e ri muzikor të titulluar “Lum Nana Nana”.
Këtë këngë që ajo ia ka dedikuar nuses së djalit, e këndoi për herë të parë në dasmën e tyre.
Kënga është shoqëruar me videoklip, me pamje nga dasma.
“Edhe një qikë e bana, kënga më e re, shpresoj ta pëlqeni!”, ka shkruar këngëtarja në Instagram për këngën e re.
Kënga “Lum Nana Nana” është me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani./21Media
 

Back to top button