Ukraina “po poshtëron” Rusinë në fushën e betejës

Ukraina po e “poshtëron” Rusinë në fushën e betejës dhe po “fshin dyshemenë me ta për sa i përket opinionit botëror”, thotë një ekspert ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.
Prof Michael Clarke, ish-drejtor i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), thotë: Rusët po bëjnë pothuajse çdo gabim taktik që është e mundur të bëhet.
Duke folur në programin Today të BBC Radio 4, ai shpjegon “Ata [trupat ruse] duken si forca që ishin krejtësisht të papërgatitura, që nuk kishin menduar se si mund të dukej një fushatë e madhe.
“Ukrainasit po pengojnë përparimin rus në të gjitha zonat dhe madje po kryejnë kundërsulme mjaft efektive tani. Rusët po humbasin shumë pajisje dhe trupa”, shtoi ai, transmeton rtv21.tv.
Prof Clarke thotë se Ukraina ka një sistem komandimi dhe kontrolli në fushën e betejës “standard i NATO-s”, i ndërtuar me ndihmën e vendeve të NATO-s që nga viti 2014.
Sulmi në një fabrikë të mirëmbajtjes së avionëve në Lviv këtë mëngjes e bën të qartë se rusët po shkojnë drejt infrastrukturës që po mban në ajër avionët ukrainas, thotë ai.
Goditja e qytetit perëndimor vetëm 70 km nga kufiri polak është gjithashtu “një përpjekje për të frikësuar perëndimin që të mos ndihmojë ukrainasit aq sa kanë qenë ata”, tha ai./21Media

Show More
Back to top button