Ukraina po rekruton ushtarë mbi të 60-at

Më herët u raportua se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës, në një postim në Twitter, kishin bërë thirrje për rekrutë civilë, pavarësisht moshës.
Deklarata e komandantit të trupave thoshte “nuk ka kufizime në moshë” – duke treguar se mund të lejohen edhe të miturit.
Megjithatë, një deklaratë e re nga Ministri i Mbrojtjes Alexey Reznikov duket se sqaron se lirimi i kufizimeve të moshës i referohet personave mbi 60 vjeç. Nuk përmendi të miturit, transmeton rtv21.tv.
“Vendosa, në marrëveshje me Komandantin e Trupave të Forcave të Armatosura të Ukrainës… të përfshij në Trupat e Patriotëve [ata] mbi 60 vjeç, të cilët janë moralisht dhe fizikisht të gatshëm për të rezistuar dhe mposhtur armikun”, ka shkruar Reznikov./21Media

Back to top button