Ukraina pretendon se ka çliruar vendbanimin Rivnopil në Donetsk

Ukraina ka rifituar kontrollin e Rivnopil, një vendbanim juglindor në rajonin Donetsk në kufirin Zaporizhzhia, pretendoi zëvendësministri i mbrojtjes i Ukrainës.
“Ne po ecim përpara”, tha Hanna Maliar të hënën në Telegram.
Në një video të postuar në internet të hënën nga Qendra e Përbashkët e Shtypit e Forcave të Mbrojtjes Tavria, një ushtar ukrainas tha, “ushtarët e Batalionit të 2-të të Mekanizuar të Brigadës 31 të Mekanizuar çliruan fshatin Rivnopil, përcjell rtv21.tv.
Të enjten, Andriy Kovalov, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se forcat ukrainase ishin pjesërisht të suksesshme në drejtimin Rivnopil-Staromaiorske dhe “po nguliten në kufijtë e arritur”./21Media