Ukraina pretendon se Rusia ka kompletuar rigrupimin e trupave për sulm në lindje

Forcat ruse kanë përfunduar rigrupimin e trupave për të nisur një ofensivë në Ukrainën lindore, tka thënë zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk.

“Forcimi i grupit sulmues po ndodh për shkak të transferimit të njësive të tjera ruse. Luftimet më intensive po zhvillohen në rajonet Slobozhansky dhe Donetsk. Rusia po përgatitet për një ofensivë në Ukrainën lindore për të vendosur kontroll të plotë mbi territorin e rajoneve të Donetsk dhe Luhansk dhe për të siguruar stabilitetin” e korridorit tokësor me Krimenën”, ka thënë Motuzyanyk gjatë një konference për shtyp.

Ai shtoi se forcat ukrainase morën disa vendbanime nga forcat ruse rreth qytetit të Izium në rajonin e Kharkiv.  

Zëdhënësi tha se qyteti i Izium dhe zonat përreth janë vendet me përqendrimin më të madh të njësive ruse.  

“Nga ai vend ata do të përpiqen të zhvillojnë një ofensivë në lindje”, ka thënë më tej ai./21Media

Back to top button