Ukraina pretendon se Rusia ka shteruar shumicën e rezervave të saj operacionale

Ushtria e Ukrainës pretendonse Rusia ka shteruar shumicën e rezervave të saj operacionale në përpjekje për të kapur Kievin dhe tani po merr rezerva nga divizione të tjera.
Në një postim në “Facebook”, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shton se trupat ruse kanë arritur të rrethojnë qytetin port të Mariupolit, transmeton rtv21.tv.
Banorët e Mariupolit kanë përshkruar një breshëri të pamëshirshme bombardimesh ndërsa forcat ruse përpiqen të kapin qytetin.
Ushtria ukrainase shton se një grup ushtarësh rusë janë tërhequr nga bazat detare në Detin e Zi, megjithëse ata vazhdojnë “të përgatiten për zbarkimin e marinsave në Zatoka”./21Media

Back to top button