Ukraina pretendon se Rusia po planifikon sulmin në fabrikën e çelikut në Mariupol
Ushtria ukrainase ka thënë se forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetin port kyç jugor të Mariupolit dhe po planifikojnë të nisin një ofensivë pranë fabrikës së çelikut Azovstal ku thuhet se janë vendosur trupat ukrainase.
Forcat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme në infrastrukturën civile në rajonet Kharkiv dhe Zaporizhzhia në verilindje të Ukrainës. Ka edhe zbulim aktiv ajror nga rusët
Forcat ruse kanë shpallur të ashtuquajturin “nivelin e verdhë të kërcënimit terrorist” në rajonet në kufi me Ukrainën dhe në Krime.
Forcat ruse kanë dërguar 400 personel të përbërë nga ushtarakë me përvojë luftarake në Ukrainë si përforcime.
Ushtria ukrainase ka rrëzuar një avion rus Su-25
Ai ka shkatërruar gjithashtu dy automjete dhe tre sisteme artilerie ruse në Donetsk dhe Luhansk./21Media