Ukraina shpreson të evakuojë sot më shumë civilë

 
Qeveria e Ukrainës ka dhënë detaje të korridoreve humanitare që shpreson të hapë të premten, rrugë për civilët që të largohen nga zonat ku po zhvillohen luftime. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se 12 rrugë do të hapen sot, duke përfshirë:
Nga Mariupol në Zaporizhzhia, me ndihma humanitare që do të dërgohet në Mariupol përgjatë të njëjtës rrugë.
Zaporizhzhia është gjithashtu destinacioni për të evakuuarit nga Polohy dhe Enerhodar, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Nga Volnovakha, e cila thuhet se është kapur nga forcat e mbështetura nga Rusia, në Pokrovsk.
Nga Izyum në Ukrainën lindore në Lozova.
Nga Bucha, Hostomel, Kozarovychi dhe Mikulychi – të gjitha në veri-perëndim të Kievit – në qytetin e Kievit.
Nga Andriivka, Makariv dhe Borokyanka – në perëndim të Kievit – në qytetin e Zhytomyr.
Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar ditët e fundit përmes korridoreve humanitare, por ka pasur edhe shumë përpjekje të dështuara, pasi marrëveshjet e armëpushimit janë prishur.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media

Back to top button