24 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 18 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Po ashtu në trajtim mjekësor janë edhe 13 pacientë të tjerë post-COVID.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjenoterapi janë 24 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 15 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient, si dhe
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë./21Media

Back to top button